Gazeta KOHA nga burime partiake brenda LSDM-së dhe BDI-së, mëson se po zhvillohen bisedime për nominimin e emrave për ambasador dhe se në “shënjestër” të dy subjekteve politike janë disa përfaqësi të fuqishme diplomatike
Destan JONUZI
Shkup, 29 gusht – Deri në fund të muajit shtator pritet që të plotësohen 15 nga 27 vendet e zbrazëta të përfaqësive diplomatike. Arsye kryesore që këto 27 vende kanë mbetur të zbrazëta, ka qenë neglizhenca dhe refuzimi i ish-presidentit Gjorge Ivanov për ti emëruar. Së fundmi, Presidenti, Stevo Pendarovski ka paralajmëruar se deri në fund të vitit të ardhshëm do të emërohen 15 nga 27 pozicionet e zbrazëta. Ai paralajmëroi se do të racionalizohen edhe kapacitetet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, gjegjësisht disa do të mbyllen, ndërsa disa do të reduktohen, sepse, theksoi, nuk e kanë arsyetuar ekzistimin e tyre dhe punën që duhej të bënin në aspektin gjeostrategjik, me diasporën, relacionet tregtare dhe ekonomike, etj.
Gazeta KOHA nga burime partiake brenda LSDM-së dhe BDI-së, mëson se po zhvillohen bisedime për nominimin e emrave për ambasador dhe se në “shënjestër” të dy subjekteve politike janë disa përfaqësi të fuqishme diplomatike. Ndërkohë që Presidenti Pendarovski është fokusuar në gjetjen e kandidatëve profesional dhe me dinjitet.