LSDM sot e ka dënuar incidentin në Manastir, në me të cilin janë hedhur koktej molotovi drejt Muzeut të Alfabetit Shqip dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente që në kohë më të afërt ta ndriçojnë rastin. Në kumtesë LSDM-ja akuzon se dhuna dhe urrejtja janë të nxitura nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe të mbështetura nga presidenti Gjorge Ivanov dhe se ato çojnë drejt pasojave të dëmshme dhje të rrezikshme për qytetarët dhe vendin.
Shumica e qytetarëve në zgjedhjet më 11 dhjetor u prononcuan kundër politikave të ndarjeve, izolimit, urrejtjes dhe padurimit të pushtetit të deritanishëm dhe u përzgjodhën jeta e përbashkët në një shoqëri për të gjithë. Nga atje, skenaret që mund të shkaktojnë konflikte dhe përleshje mes qytetarëve dhe ta thellojnë krizën politike në Maqedoni – nuk do të kenë sukses”, theksojnë nga LSDM. LSDM-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbeten të qetë dhe të mos bëhen pjesë e provokime.