LSDM-ja sot njoftoi se detyrimet e shtetit të cilat mbërrijnë për pagesë këtë javë janë 88 milionë euro dhe se në kuadër në kësaj shume ministri i Financave Kirill Minoski duhet ta planifikojë debitimin e sotëm në tregun vendor.
Minoski, thekson LSDM-ja, ushtron funksion teknik si ministër i Financave, ndërsa debitimi nuk duhet të jetë më shumë se shuma e nevojshme për kthim të borxheve të arritura për këtë javë.
“Në Buxhetin e Maqedonisë ka mjete të mjaftueshme për pagesë të detyrimeve rrjedhëse të shtetit ndaj qytetarëve për çka konfirmim ka edhe nga Ministria kompetente”, njofton LSDM-ja.
Sipas LSDM-së, “pushteti i deritanishëm e ka rritur borxhin publik në 50,1 për qind nga BPV-ja” dhe nevojitet formim i qeverisë së re e cila në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme do të udhëheqë me financat publike”.