Kjo fotografi tregon se para dyerve të Kuvendit, më 27 prill, ka qenë edhe Hristijan Mickovski, kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së.
Shihet qartë se Mickoski ka kaluar gardhin mbrojtës dhe gjendet përpara derës së hyrjes së Kuvendit.
Mickovski ka qenë në turmë, ditën kur u sulmuan deputetë, gazetarët, punonjësit, kur ishin të rrezikuara jetët e tyre dhe rendi kushtetues i Republikës së Maqedonisë.
Cili ka qenë roli i Mickovskit të enjten e përgjakshme?
A ka koordinuar Mickovski dikë nga personat të cilët hynë në Kuvend?
A e kupton kështu Mickoski demokracinë dhe sundimin e ligjit?
A është ky vizioni i ri apo mënyra e vjetër e veprimit të VMRO-DPMNE-së?
Mickovski ka për obligim t’i përgjigjet këtyre pyetjeve para opinionit. Qytetarët duhet ta kuptojnë rolin e tij në ngjarjen më tragjike në historinë e re të demokracisë në Maqedoni.
Mihaela Ivanova, LSDM