Shkup, 26 qershor – VMRO-DPMNE me ditë të tëra po shërbehet me raste të imagjinuara, të pavërteta dhe lajme të rreme për arritjen e Marrëveshjes historike me të cilën zgjidhet problemi 25 vjeçar, që shumë vite e ka tërhequr vendin prapa.
Pas sjelljes së tillë anti-shtetërore, logjikisht shtrohet pyetja se nëse në VMRO-DPMNE ekziston mosnjohje elementare ose bëhet fjalë për destruktivitet të menduar me qëllim që Maqedonia të mbetet shtet i izoluar, jashtë procesve integruese?
Marrëveshja e arritur në mes Maqedonisë dhe Greqisë zgjidh në nga parakushtet kryesore për integrimin e Maqedonisë në BE, e këto kushte janë raportet e mira ndërfqinjësore. Kjo ndikon edhe në stabilitetin e rajonit.
Përkundër pohimeve të rreme të VMRO-DPMNE-së opozitare, Marrëveshja përfundimtare e garanton identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase, veçantitë maqedonase. Njëkohësisht me të hapen perspektivat evropiane, Maqedonia është para një shanse historike për marrjen e datës për negociata me BE-në dhe ftesë për anëtarësim të plotë në NATO.
Nëse VMRO-DPMNE ka qëllim të sinqërtë, dhe jo vetëm deklarativisht të punon për interesat e qytetarëve dhe shtetit, atëherë le ta mbështes këtë marrëveshje historike dhe të thotë PO për të ardhmen e Maqedonisë. Në të kundërtën, partia opozitare tregon se nuk ka kapacitet të tejkalon politikat e gabuara të ndarjeve, konfliktit dhe izolimit, politika që u dënuan fuqishëm nga qytetarët.