Shkup, 27 korrik – Është hedhur sot shorti për sezonin e ri në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut 2020/21. Short i cili që në xhiron e parë ka paralajmëruar spektakël, pasi që në xhiron e parë do të zhvillohet derbi shqiptar mes FC Shkupit dhe KF Shkëndija si dhe përballja tjetër shqiptare mes Renovës dhe Struga Trim Lumit, njofton gazeta Koha.
Në përballjet tjera takohen: Vardari-Boreci, Makedonija Gjorçe Petrov-Rabotniçki si dhe Bellasica-Sileksi.
Kujtojmë, sezoni i ri në LPFMV nis me 9 gusht. (koha.mk)