Lovren skualifikohet me një ndeshje nga UEFA, pas talljeve ndaj Ramos

Dejan Lovren është skualifikuar nga UEFA për një ndeshje të kombëtares së Kroacisë. Kjo masë është marrë, pasi mbrojtësi kroat publikoi një postim tallës në Instagram ndaj Serxho Ramos.

Gjithçka ka ndodhur pas fitores së Kroacisë 3-2 ndaj Spanjës një Nations League. Ajo humbje i mohoi Spanjës mundësinë për të shkuar në fazën finale.

Në ato momente, në entuziazmin e fitores, Lovren u tall me Ramosin, me të cilin nuk ka marrëdhënie të mira që prej finales së Champions League, ku Reali fitoi ndaj Liverpulit dhe mbrojtësi spanjoll dëmtoi Salah që në pjesën e parë.