Qendërmbrojtësi kroat u rrëzuar tek mesi i fushës në fund të pjesës së parë në ndeshjen e luajtur në Anfield, pas së cilës Lukaku dukej se po përpiqej të largohej nga rrëmuja e këmbëve. Lovren u kthye me duart në fytyrën e tij, teksa proklamonte një dhimbje të kokës pas goditjes me këmbë nga Lukaku.
Megjithatë, gjyqtarët e ndeshjes nuk morën asnjë veprim në atë kohë dhe raportohet se as Shoqata e Futbollit nuk do të ndjekë rast kundër Lukakut. Por, mbrojtësi i Liverpoolit beson se sulmuesi belg qëllimisht e ka goditur atë në atë kontakt në mesin e fushës sa ishte i rrëzuar.
“Kam bërë një ndërhyrje dhe ndjeva se ai ishte mbi mua dhe mund të largohej. Mendimi im i sinqertë është se ai e bëri atë me qëllim”, ka thënë fillimisht Lovren.
“Nuk është vendimi im, ai dukej nervoz gjatë lojës dhe ndoshta kjo është arsyeja. Normalisht nëse e bëni këtë, ju kërkoni falje. Kjo ndodhi dhe ka përfunduar tani. Askush nuk mund ta ndryshojë atë”, përfundoi mbrojtësi kroat.
Videon mund ta ndiqni nga minuta 1:08