Barcelona triumfoi bindshëm në Camp Nou duke mundur Real Madrid me rezultatin 5-1 dhe askush nuk kishte dyshime që katalanasit e meritonin plotësisht ta fitonin këtë përballje.
Një lojë e dominuar nga djemtë e Valverde, edhe pse Messi mungonte; një hat-trick nga Luis Suarez; Philippe Coutinho dhe Arturo Vidal gjetën rrjetën, por një moment shumë i veçantë u rrëmbeu vëmendjen tifozëve…
Në minutën e 83 kamerat u fokusuan te Ramos, i cili duket se nuk po i përmbante lotët, pasi rezultati shkoi në 4-1, moment që do të mbahet mend gjatë në historinë e “El Clasico”. Sergio nuk ka frikë të shprehë emocionet e tij kur “Los Blancos” fitojnë, por as edhe të qajë kur ekipi i tij po mundet.
Një humbje e hidhur për Real Madrid që vjen pas një serie rezultatesh negative të ekipit këtë sezon dhe si për të vulosur gjithçka, fitorja e Barcelonës me rezultatin 5-1, është e vështirë për kapërdihet…