Diego Godin u përshëndet me tifozët e Atletico Madrid në sfidën e fundit për këtë sezon në “Wanda Metropolitana”, atë ndaj Sevilla, që përfundoi në barazim 1-1.
Një ndeshje pa perspektivë, por tifozët “Rojiblanco” kishin mbushur shkallët e stadiumit për të nderuar kapitenin e tyre të përjetshëm, që në 9 vite arriti të fitojë 8 trofe.
😊 📢 ¡DIEGOOOO GODÍÍÍÍÍÍÍÍN! #GraciasGodín #AúpaAtleti pic.twitter.com/2hCvX7AEG8
— Atlético de Madrid (@Atleti) May 12, 2019
Diego Godín experienced a very emotional farewell game for Atlético Madrid today.
In the thread below you can find the images. https://t.co/bbTvU9xYKD
— Warriors of Uruguay (@UruguayanHeroes) May 12, 2019
Ndeshja për mbrojtësin uruguaian nisi me një parakalim para shokëve të skuadrës, që e nderuan me duartrokitje. Më pas iu akordua një dhuratë nga klubi dhe një fanellë me firmat e të gjithë shokëve të skuadrës, teksa në fushë ishin të gjithë trofetë e fituara gjatë qëndrimit në Madrid.
“Një gol në memorie. Një faraon për historinë”, ishte mesazhi i përcjellë nga tifozët e Atletico Madrid për 32-vjeçarin, teksa nuk munguan këngët e dedikuara vetëm për të gjatë gjithë ndeshjes.
And here another Diego Godin song filmed from inside the Frente pic.twitter.com/Erv9wJQSGm
— AtléticoFans (@AtleticoFans) May 12, 2019
Shumë shpejt pritet që Inter të zyrtarizojë afrimin e Godin, i cili ka firmosur kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin edhe për një vit, me pagë 6.5 milionë euro në sezon.