Loshaj ëndërron të luajë për Kosovën

Mesfushori Florian Loshaj ka thënë se ëndërron që të luajë për Përfaqësuesen A të Kosovës.

Në mediume është raportuar se Loshaj po kërkohet nga Shqipëria. Mirëpo Loshaj thotë se ëndërr e ka të luajë për Kosovën.

“Ëndrra ime më e bukur është të luaj në ndeshje me Përfaqësuesen e vendit tim, Kosovës. Unë jam qytetar belg, por kurrë nuk do të harroj se jam lindur në Kosovë”, ka thënë Loshaj për “Gsp.ro”.

Loshaj këtë verë është transferuar në Rumani te skuadra Poli Iasi, ndërsa në katër ndeshje ka shënuar dy gola. Ai ka tri ndeshje me Përfaqësuesen U-21 të Kosovës.