Loris: Mund të më ndalojnë sërish, nuk heq dorë nga alkooli

9

Portieri francez i Totenhem, Hugo Loris, u rikthye në fushë, duke mbrojtur portën e skuadrës së “gjelave” në ndeshjen miqësore ndaj Islandës. Gardiani gjithashtu u rikthye të flasë edhe për ngjarjen e shëmtuar të ndodhur disa javë më parë kur përfundoi i arrestuar, pasi u ndalua nga policia londineze, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.  Për këtë veprim Loris mori edhe një gjobë të majme prej 56 mijë eurosh. Megjithatë, portieri deklaron se këto situata mund të përsëriten: “Sigurisht që mund të ndodhë sërish të hedh ndonjë gotë dhe të drejtoj makinën”, tha Loris.

Comments are closed.