Tendenca është e qartë – Maqedonia ka mundësi shumë të mirë të bëhët anëtare e BE-së, por ka detyrë shtëpie që duhet bërë, ai është implementimi i reformave, ka thënë ambasadori spanjoll në Maqedoni, Emilio Lorenco Sera.
Ai ka theksuar se është gënjeshtër se askush nuk e dëshiron Maqedoninë në BE, duke aluduar në një pjesë të fushatës që u zhvillua para referendumit.
“Shumë nga reformat që BE i kërkon nga Maqedonia t’i implementojë, janë për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë. Qëllimi është të bëhet sistem i bazuar në sundimin e së drejtës, që do të mbrojë qytetarin e thjeshtë nga keqpërdorimet e qeverive të kaluara”, ka thënë Sera.
Ai ka thënë se nga respektimi i ligjit, shumica e madhe e qytetarëve do të kenë përfitime, dhe kjo është ajo të cilën e kërkojnë BE dhe NATO nga Maqedonia, të implementojë sistemin demokratik të bazuar në sundimin e së drejtës.
“Ky pamflet të cilin e pash në ditët para referendumit, duke e paraqitur BE-në se si dëshiron ta blejë Maqedoninë si prostitute, është diçka e përshtirë dhe pandershme të cilën e kam parë në 66 vitet e jetës. Kjo është fundërrinë nga ajo kategori dhe siç thash është e pështirë”, ka thënë Sera.
Ka shtuar se BE është donator më i rëndësishëm në Maqedoni dhe të prezantohet në atë mënyrë se si dikush dëshiron të blejë prostitutë, është absurde.
“Ky është qëllimi i dikujt që dëshiron të manipulojë me njerëzit të cilët nuk kuptojnë politikën, edhe atë në mënyrë të papranueshme. Edhe këto njerëz që qëndrojnë pas kësaj, duhet të turpërohen dhe të mos mund të shihen në pasqyrë”, ka thënë Sera.