Uashington, 23 tetor – Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson mbrëmë mbajti fjalim në Këshillin atlantik me mesazh se ka ardhur momenti që të gjithë në Maqedoni të shikojnë drejt të ardhmes dhe ta mbrojnë interesin nacional të vendit, njofton korrespondenti i MIA -s nga Uashingtoni.
Në panelin të titulluar “Plotësim i Evropës: Nëse Maqedonia do të kapë momentin?, ai porositi se drejt kësaj duhet të shihet nga një aspekt shumë më i thellë dhe më i gjerë.
“Kujtohuni në guximin e politikanëve tuaj gjatë krizës në vitin 2001. Ata e shpëtuan vendin e tyre nga gjakderdhja e sigurt. Inkurajim të këtillë dhe guxim kanë disa politikanë sot në Maqedoni, tha Lord Robertson.
Ai e vizitoi Maqedoninë pak para referendumit dhe zbuloi se në takimin me liderin e opozitës, Hristijan Mickovski, ka theksuar rëndësinë historike të momentin, në të cilin ndodhet Maqedonia.
“E kam porositur, kini kujdes të ardhmen e vendit tuaj – a doni që ajo të quhet FYROM, përgjithmonë, i ka parashtruar ai pyetje Mickovskit.
Sipas tij, referendumi ishte organizuar që ta shlyejë fjalën “FYROM” nga harta e botës. Nëse flitet për identitet dhe sovranitet nacional, atëherë fjala “FYROM”, shtoi ai do të thotë minimizim të plotë të identitetit tuaj.
“Ky vend zgjedh nëse do të jetë pjesën e NATO-s dhe BE-së, pjesë e kursit kryesor evropian të kombeve moderne”, porositi Lordi Robertson.
Në fjalimin e tij hyrës ai votimin në Kuvendin e Maqedonisë, e krahasoi me votimin në Parlamentin britanik në vitin 1972, kur 30 laburistë u veçuan nga opozita kryesore dhe votuan për hyrje të Britanisë së Madhe në Bashkësinë e atëhershme ekonomike.
“Këtë e bënë për shkak se interesat kombëtare i vendosën para interesave të ngushta partiake. Më vonë njëri nga ata laburistë, Xhon Smith, u bë kryeministër dhe asnjëherë nuk jemi ankuar që ashtu vepruam, shprehim keqardhje për situatën në të cilën tani ndodhet vendi. Maqedonia hapëron të bëhet anëtare e BE-së, siç Britania tenton ta tejkalojë BE-në, por kjo vështirë po i shkon.
Tha se në qoftë se kapet tani shansi, ky moment në të cilin ndodhet Maqedonia, nuk do të përsëritet në 30 ose 40 vitet e ardhshme, se ky është rast gjenerate.
“Përputhja e kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, të dytë të gjejnë gjuhë të përbashkët është si marrëveshje e rrallë e yjeve. Diçka e tillë nuk do të përsëritet në 30 ose 40 vitet e ardhshme”, theksoi Lord Robertson. Shtoi se opozitarët e Marrëveshjes nga të dyja palët, nga Greqia dhe Maqedonia, duhet të pyeten se cila është alternativa.
Në panel u fol edhe për ndikimin rus gjatë fushatës për referendumin i cili më së shumti ka qenë prezentë përmes strukturave spiunuese nën kontroll të oligarkut greko-rus Ivan Savidhis, ish-deputet në Dumën ruse. Ata kanë shantazhuar personalitete kishtare, persona ushtarak zyrtarë dhe ekstremistë nacionalistë që të organizojnë protesta masive që të pengohet hyrja e Maqedonisë në NATO.
Greqia ndaj kësaj ashpër reagoi me dëbim të dy diplomatëve rusë, dhe ndalesë për hyrje në vend të edhe dy të tjerëve.
“Savidis paguante nacionalistë që të organizojnë protesta të ngjashme kundër Marrëveshjes edhe në Maqedoni”, deklaroi Maajkëll Karpenter, udhëheqës më i vjetër në Bajden qendrën për diplomaci angazhim global.
Lord Robertson, ishte anëtar i Partisë Laburiste dhe sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1999 deri në vitin 2004. Nga viti 1997 deri në vitin 1999 ai ishte sekretar për mbrojtje në kabinetin e ish-kryeministrit britanik Toni Bler. Në panel mori pjesë edhe Lilica Kitanovski nga Zëri i Amerikën në Gjuhën maqedonase.