Pas plot 10 viteve, grupi me renome i kërcimit “Lord of dhë dens” (Lord of the dance), sot do të performojë në VIP arena “Boris Trajkovski” në Shkup. Do të paraqitet me tërësisht shou të ri – “Lojëra të rrezikshme”, e cila e prezanton aventurën më të pabesueshme në luftën mes të mirës dhe të keqes. “Lord of dhë dens” para publikut të Maqedonisë do performojë më të mirën e folklorit irlandez. Tridhjetë e katër kërcimtarët e shkëlqyer, akrobatë të lartë dhe teknologjia më moderne do të kontribuojnë që të perceptohet përralla magjike në skenë. Si i ftuar special do të performojë ansambli TANEC – i cili tashmë gjashtë dekada paraqet simboli unikal të kulturës dhe artit maqedonas.