“El Chiringuito de Jugones” raportoi ditë më parë se Julen Lopetegui do të shkarkohet dhe nuk do të udhëheqë skuadrën në ndeshjen kundër Barcelonës të dielën, për shkak të rezultateve negative në takimet e fundit. Por, drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka insistuar se Lopetegui do të qëndrojë në stolin e Los Blancos për El Clasicon e së dielës. Pas 4 humbjeve e një barazimi, Reali më në fund gjeti rrugën drejt fitores, duke e mposhtur 2-1 në shtëpi në Champions League të martën Viktoria Plzenin.
“Lopetegui do të ulet në stol në Camp Nou kjo është mëse normale”, tha ai për Movistar. “Në situata të tilla, është e rëndësishme të jesh i qetë dhe t;iu besosh lojtarëve. Ndeshja e së dielës është shumë motivuese për ne”, deklaroi Butragueno.
Gazetarët insistuan për thashethemet se do të shkarkohet para El Clasicos, por Butragueno shtoi: “Është normale. Ky është futbolli. Kemi dëgjuar për thashethemet, por kemi besim (në Lopeteguin) dhe shpresojmë të bëjmë paraqitje të mirë në Camp Nou”.