Ish-trajneri i Real Madrid-it, Julian Lopetegui, mund t’i bëjë nder të madh ish-klubit të tij. Tekniku kërkon me çdo kush të marrë te Sevilla ish-lojtarin e tij te madrilenët, Sergio Reguilon.
Mbrojtësi i majtë që luajti si titullar me trajnerin Santiago Solari duket se nuk do të ketë hapësira me Zinedine Zidane. Marcelo dhe afrimi i Mendy-t bëjnë që hapësirat për të të jenë me pikatore.
Florentino Perez është i gatshëm që ta lërë të lirë, pasi i duhet të përmirësojë bilancin pas blerjeve të bujshme. Kjo lëvizje mund të pëlqehet dhe nga vetë lojtari, pasi dëshiron të ketë minuta.