Përdorimi i teknologjisë së zgjuar nuk ka kufij dhe mund të përdoret veçanërisht në bujqësi. Një kompani holandeze ka sjellë afër dy teknologji, sensorë të lëvizjes dhe inteligjencës artificiale për stallat e lopëve. Kompania Connecterra sistemin IDA, një asistent i zgjuar për qumështarët, pas testimit në Evropë, e ka sjellë edhe në SHBA, ku vitin e kaluar filloi përdorimin komercial. Teknologjia IDA përdor një pajisje me sensorë të lëvizjes të vendosur në lopë rreth qafës. Kështu, lëvizjet e saj regjistrohen dhe transmetohen në një program të iniciuar nga inteligjenca artificiale. Sensori në këtë mënyrë mundëson transferimin e të dhënave dhe zbulimin e sjelljes së lopës, siç është përtypja, ecja, ushqimi etj. Treguesit informojnë fermerët për sjelljen e lopëve dhe mund të përcaktojnë saktësisht gjendjen e shëndetit të kafshëve, të cilat mund të jenë promovuar nga fermeri. Ky lloj kontrolli iu mundëson fermerëve të identifikojë gjendjen e kafshëve dhe rrit produktivitetin e punës deri në 10 për qind, gjë që gjithashtu iu lejon atyre të fitojë më shumë para.