Episodi i fundit i sagës mbi spiunazhin ndërkombëtar, që u shndërrua në një krizë të madhe diplomatike, çoi në dëbimin e 23 diplomatëve rusë nga toka britanike. Rusia ka njoftuar synimin e saj për t’u përgjigjur me të njëjtën monedhë, ndërsa ministri i jashtëm britanik e ka krahasuar Vladimir Putinin me Hitlerin, i cili organizoi Olimpiadën në Berlin në vitin 1936.
Sigurisht, nuk është atmosferë e mirë mes Moskës dhe Londrës. Lufta ruso-britanike e fjalëve arriti kulmin kur Putini u rizgjodh president. Ky ndoshta ishte lajmi më pak tronditës i vitit, sepse askush nuk priste ndonjë rezultat tjetër.
Në Rusi, nuk ka kundërshtim të vërtetë ndaj Putinit. Prandaj, ishte pak e çuditshme që liderët perëndimorë të mendonin se ishte e nevojshme ta përgëzonim atë për fitoren e tij. Një nga këta udhëheqës ishte Donald Trump, edhe pse reagimi i tij nuk habit askënd. Presidenti i Shteteve të Bashkuara e përgëzoi Putinin, pavarësisht se – siç u raportua nga Uashington Post – këshilltari i tij i sigurisë kombëtare e këshilloi atë të mos e bënte.
Në Evropë, megjithatë, është shtuar polemika për faktin se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë. Si mund të pajtohet kjo, me dëshirën e Britanisë së Madhe për të hapur në anën e vet shtetet anëtare? Bulizmi i Putinit dhe kërkimi i një strategjie të përbashkët për ta trajtuar atë ishin temat kryesore të samitit evropian që u mbyll sot. (CNN)