Londër, 2 prill – Londra këtë vit ia kaloi Nju-Jorkut për nga numri i vrasjeve, që është për herë të parë në historinë moderne, shkruan “Sandej tajms”.
Sipas të dhënave statistikore, në shkurt dhe mars të këtij viti, në Londër janë vrarë 37 persona, ndërsa në Nju-Jork 35.
Siç lajmëroi BBC, prej fillimit të vitit, 46 persona në Londër janë therrur për vdekje, ndaj tyre është gjuajtur apo janë lënduar, përderisa në Nju-Jork janë regjistruar 50 raste të tilla.
Në të njejtën kohë, përderisa prej janarit, shkalla e vrasjeve në Nju-Jork shënon uëje, në Londër shënon rritje.
Nga 46 vrasje në vitin 2018, të cilat i ka hetuar Policia Metropoliten, 31 janë kryer me thikë.