Londër, shkuan për peshkim, por zbuluan arsenalin e armëve

James White, 15 vjeç, ishte duke peshkuar në lumin Catford në Londër, kur zbuloi një sasi të madhe armësh zjarri.

Së bashku me miqtë e tij, 15-vjeçari zbuloi 11 armë zjarri dhe një sasi plumbash e municionesh.

Ata kontaktuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje, sekuestroi armët, ndërsa tashmë ka nisur një kërkim të gjerë në lumë për të zbuluar armë të tjera nëse do të ketë.

Advertisements