Sajid Javid ka tronditur sot qeverinë e Londrës duke thënë dorëheqjen si ministër i financave në kabinetin e Boris Johnson.
Sipas raportimeve Javid ka refuzuar urdhrin e kryeministrit për të shkarkuar grupin e ndihmësve, duke thënë se “asnjë ministër që respekton veten” nuk do të pranonte kushte të tilla. Javid pritej të jepte buxhetin vjetor në katër javë kohë.
Dorëheqja e tij vjen pas zhurmave për tensione mes Javid dhe këshilltarit të vjetër të kryeministrit, Dominic Cummings.