Policia londineze njoftoi arrestimin e 4 shqiptarëve pjesë e grupi të strukturuat kriminal të cilëve iu kapën £340,000 “cash” dhe një sasi kokaine me vlerë £400,000.
Operacioni skuadrës së Organised Crime Partnership, bashkë me NCA u zhvillua të mërkurën në disa adresa në Londër dhe Essex.
Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç u arrestuan në Cambridge Road North, Chiswick, nga ku iu sekuestruan £100,000 “cash”. Më pas do të arrestohej Florian Meshi, 22 vjeç për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara dhe shitje droge.
Në shtëpinë e Rustem Dautit u gjetën £140,000 “cash” përfshi përzierës droge dhe kokainë. Ndërsa Azem Gashi, 26, vjeç u kap me 4 kile kokainë dhe £100,000 “cash”./TCH