“Çdo ditë në mëngjes peshohem. Është më e lehtë të zgjedhësh ushqimet që do konsumosh gjatë ditës kur e di peshën fillestare. Gjatë verës vrapoj dhe bëj ushtrime në natyrë, kurse në dimër aktivizohem në palestër. Kanë kaluar katër vite që nuk konsumoj mishin”
Bisedoi: Blerand REXHEPI
Për ata që nuk e njohin në vazhdim do ju prezantojmë vajzën e cila ndërvite ka korrur shumë suksese si modele dhe aktore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lola Luma nga Shkodra ka sfiluar për shumë kompani të njohura ndërsa ka luajtur role të ndryshme atje por duke mos harruar rrënjët, që është shqiptare. Flet dhe shkruan rrjedhshëm shqipen e kjo vërehet edhe në intervistën të cilën e realizuam për InfraRed të gazetës Koha. Kjo është Lola…
KOHA: Na thuaj sekretin e formave të bukura fizike që keni?
Disiplina! Çdo ditë në mëngjes peshohem. Është më e lehtë të zgjedhësh ushqimet që do konsumosh gjatë ditës kur e di peshën fillestare. Gjatë verës vrapoj dhe bëj ushtrime në natyrë, kurse në dimër aktivizohem në palestër. Kanë kaluar katër vite që nuk konsumoj mishin. Ndihem më e lehtë fizikisht.
KOHA: Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si modele?
Vetëvlerësimi! Duke ditur potencialin që kam si modele në fushën e modës, më janë hapur dyert e disa ateliereve me të famshme të modës në Nju Jork.
KOHA: Fillimet tuaja në karrierë, sa të vështira kanë qenë?
Fillimet kanë qenë të lehta. Pas një cast-ing direkt kam veshur këpucët e modeles për shtëpinë e modës Jovani Fashions e më pas Terani Couture, Les Copains e shumë e shumë të tjerave që më bëjnë të ndihem e privilegjuar si modele.
KOHA: Në këto momente po shijon famën apo suksesin?
Fama tani quhet Instagram, kurse suksesi mbetet gjithmonë personal.
KOHA: Si vishesh në jetën e përditshme?
Një palë streçe, një pulovër me kapuç dhe një palë atlete. Zakonisht më pëlqejnë veshjet e shkurtra, jo tepër të komplikuara. Ato që lejojnë format trupore të flasin vetë.
KOHA: Cilat janë impenjimet momentale të Lolës?
Sapo prezantuam sezonin e ri Vjeshte-Dimër 2019. Projektet ne vazhdim do jene surpriza per tu zbuluar.
KOHA: Thashethemet, të prekin kur dëgjon të thuhen për ty?
Kur themi “liri e fjalës”, nënkuptojmë që secili ka të drejtën e një opinioni. Mjafton të ndihem e plotësuar si individ, të tjerat kanë pak rëndësi.
KOHA: Çfarë e bën një modele e aktore të suksesshme sipas teje?
Ndjek yllin e saj.
KOHA: Jeni për martese, apo bashkëjetesë?
Të dyja i kam përjetuar dhe secila ka bukurinë në kohën e vet.
KOHA: Kush është idhulli juaj në fushën e modës dhe aktrimit?
Modelet e mia të preferuara janë: Claudia Schiffer, Doutzen Kroes dhe Hayley Clauson. Aktorët janë Nicole Kidman dhe Leonardo DiCaprio.
KOHA: Jeta private, si po shkon?
Jam e lumtur!
KOHA: Kush jeni ju me pak fjalë?
Një person tejet i komplikuar.
KOHA: A mendon se e ke arritur kulmin e suksesit?
Suksesin e prek çdo ditë gjatë punës time. Suksesi mbetet infinit për njerëzit që janë kërkues ndaj vetvetes dhe unë jam një nga ata.
PASAPORTA
Ditëlindja: 16 shtator
Horoskopi: Virgjëresha
Shtetësia: Amerikane
Gjatësia: 173
Pesha: 120 pounds
Ngjyra e flokëve: Bionde
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e preferuar: Gri
Shkollimi: “La Guardia Community College” dega Komunikim dhe Aktrim, “Lee Strasberg
Hobi: Librat
Sporti: Vrapi
Muzika: Të gjitha rrymat
Këngëtari/ja: Janë të shumtë
Filmi: Tani jam e fiksuar me serialet televizive. Game of Thrones, The Expanse dhe Hannibal janë tre më të shikuarat
Politikani: Barack Obama
Missi i preferuar: Nuk kam
Personi më i dashur: Familja ime
Mashkulli ideal: Bashkëshorti im
Vesi/Zakoni: Perfeksionizmi
Personaliteti: Një femër me personalitet të fortë
Dëshira: Të jetoj një jetë të plotësuar, të bëj një impakt në jetët e njerëzve.