Loki, macja më “inatçore” në botë (FOTO)

33

Disa kafshë shtëpiake janë “të mira”, disa “të prapë”, disa të tjerë i kanë sytë “të ëmbël” dhe ndonjë me vështrim “të dashur”. Pastaj është edhe Loki, macja më e inatosur në botë. Ajo i përket racës së “Sphynx” me rrudha në fytyrë, që i japin një pamje mjaft “të nervozuar”.

Për këtë arsye, macja që jeton në Nju Jork së bashku me pronarët e saj, është bërë një yll i vërtetë në Instagram, duke arritur të ketë deri në 65 mijë ndjekës. Megjithatë, Loki nuk është dhe aq e zemëruar sa ç’duket. E zonja e saj, Sara, në blogun “Vajzat dhe macet e tyre”, e ka cilësuar “jashtëzakonisht të dashur, përkëdhelëse dhe llafazane”.

Sara dhe miku i saj Brent, e kanë adoptuar “Sphynx” në 2014-ën. Kanë zgjedhur këtë racë, sepse Brent është alergjik nga qimet e maceve, ndërsa Sara i do shumë, ndaj me Lokin kanë gjetur mirëkuptimin e duhur. “Nuk kam dashur asnjëherë një kafshë me një personalitet të tillë, – ka thënë Sara, – jemi të pandashme. Është mikesha imë më e mirë”.

Pasi ka adoptuar Lokin, Sara i ka dedikuar edhe një faqe në Instagram, që brenda pak kohësh është kthyer në një sukses. “Macja më inatçore në botë” ka thuajse 65 mijë ndjekës.

“Loki më ka ndihmuar të tregoj anën më krijuese dhe pozitive timen, në një moment ku ndihesha e trishtuar dhe pa asnjë motivim. Do t’i jem gjithnjë mirënjohëse”, – shton ajo.

Comments are closed.