Zjarri te barakat e braktisura te SHMQSH “Zdravko Cvetkovski” në bulevardin “Aradhat Partizane” është vënë nën kontroll dhe nuk ka persona të lënduar. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit Zvonko Tomeski për MIA-n deklaroi se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ekziston rrezik të përhapet. Është intervenuar me 30 automjete zjarrfikëse, ndërsa në shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe ekipet e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. “Është penguar përhapja e zjarrit në barakat e tjera. Nuk ka persona të lënduar apo zjarrfikës”, theksoi Tomeski. Me zjarrin ishin përfshirë tre baraka të braktisura të cilat ndodhen në afrësi të bulevardit “Aradhat Partizane” në lagjen Karposh të Shkupit.