Beograd, 20 nëntor 2018 – Pjesëtarë të Sektorit për situata të jashtëzakonshme e lokalizoi zjarrin i cili shpërtheu sot pasdite në fshatin Omoljicë në afërsi të Pançevës, me ç’rast nuk ka persona të lënduar, kumtoi Ministria serbe e Punëve të Brendshme.
Për momentin po punohet në shuarjen e plotë të zjarrit në deponë në të cilën ruhen ushqim për kafshë, goma dhe derivate.
Në vendin e incidentit janë angazhuar 13 zjarrfikës dhe pesë automjete zjarrfikëse.
Paraprakisht, televizioni shtetëror serb RTS kumtoi se ka shpërthyer zjarr i madh pasi që ka shpërthyer rezervuari me naftë, ndërsa zjarri ishte përhapur drejt silosëve me grurë, që ndodheshin në afërsi