Kërçovë, 15 tetor-Të gjitha zjarret që vikendin e kaluar u shfaqën në rajonin e fshatrave Belicë dhe Prostranjë në pjesën jugore të Kërçovës janë lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejme e tyre.
Në shuarjen e këtyre zjarreve siç informojnë institucionet përkatëse kanë marrë pjesë edhe shërbimet e pyjeve “Llopushnik” dhe njësia e zjarrfikësve të Kërçovës.
“Zjarret kryesisht kishin kapluar një bari të thatë, pyje të vogla dhe shkurre. Por, gjatë intervenimit tonë ne e penguan përhapjen e mëtejshme. Sepse era ishte një rrezik që zjarri të përhapet në brezin pyjor, por me ndërhyrjen e një grupi prej mbi njëzet punonjësve të IHC “Lopusnik” dhe anëtarët e TPPE Kërçovës, zjarret janë shuar dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tyre të mëtejshëm. Në vend ngjarje ka njerëz në detyrë dhe e monitorojnë situatën nga afër – tha Stefan Dimovski nga SPB Ohër