Një mënyrë e veçantë, madje unike, në limitet e lejuara, por që ka çmendur botën dhe ka thyer çdo kufi në rrjetet sociale. Skuadra e hokejit të femrave të Spartakut të Moskës, që militon në “Kontinental Hockey League”, ka menduar të publikojë lajmin e dëmtimit në kavilje të lojtarës së saj më të mirë, Yulia Ushakova, me një foto thuajse nudo të sportistes. Ajo ndodhet e shtrirë në një shtrat në një qendër mjekësore dhe ka veshur vetëm një palë të brendshme. Por kjo mënyrë ka krijuar edhe mjaft polemika në rrjetet sociale.