20 mijë euro në vit, rreth 1.600 në muaj: kjo është rroga më e ulët që marrin dy futbollistë në këtë sezon të Serisë A. Bëhet fjalë për Andrea Pinamontin, i huazuar nga Inter te Frosinone, dhe për Riccardo Daga, portieri 18-vjeçar i Cagliarit. Këta janë lojtarët më pak të paguar të kampionatit italian.