Skuadra e Dritës ka fituar dje në Obiliq ndaj KEK-ut me rezultatin 1:2. Drita fitoi ndeshjen e parë të fazës së dytë, falë dy golave të Betim Haxhimusës 7’, 90+. Mirëpo as kjo ndeshje e Superligës nuk përfundoi pa skandale. Lojtarët e KEK-ut supozojnë se në këtë ndeshje janë dëmtuar shumë nga gjyqtari i ndeshjes, Bardh Ajeti.
Mbrojtësi anësor i KEK-ut, Drilon Tejeci ka pësuar një dëmtim “horror” në këtë duel, por çuditërisht gjyqtari i takimit nuk akordoi as faul në këtë rast. Kjo ndeshje nuk kishte transmetim televiz, por “GazetaBlic” ka siguruar një foto të lëndimit të tmerrshëm të Tejecit. Supozohet se sulmuesi i Dritës, Haxhimusa kishte ndërhyrë në Tejecin – por Ajeti as pjesa tjetër e gjyqtarëve nuk menduan të vërshëllenin për faul. Tejeci në një prononcim për “GazetaBlic” ka njoftuar se gjendja e tij është e mirë, pavarësisht goditjes tronditëse që ka marrë në fushën e blertë.