Juventus dhe Emre Çan duket se janë destinuar për t’u “divorcuar”. Mesfushori gjerman është në planet e Borussia Dortmund, megjithatë klubi i Bundesligës nuk ka bërë asnjë hap konkret veç sondazheve të zakonshme. Merkato e janarit do edhe pak ditë të përfundojë, ndaj drejtuesit e Juventus janë duke punuar për sistemimin e 26 vjeçarit. I “padëshiruar” në skemat e trajnerit Maurizi Sarri, Çan po sheh mundësinë e transferimit te Barcelona.
Paratiçi po punon me drejtuesit e Barcelonës për një shkëmbim të mundshëm me Rakitiç, paçka se lojtarët kanë karakteristika dhe kësisoj peshë të ndryshme në skemat e trajnerëve. Sipas mediave italiane, mbyllja e marrëveshjes për të rinjtë Marques – Perreira ka sjellë edhe një rihapje të diskutimeve për këtë çështje. Data 31 janar do jetë deçizive, duke parë se merkato e janarit mbyllet këtë ditë.