Francisco Montero pritet të debutoi sot në La Liga me Atletico Madrid. Mbrojtësi 19 vjeçar debutoi me skuadrën spanjolle 10 ditë më parë në ndeshjen e kupës ndaj Sant Andreu. Spanjolli që luan me syze ka lënë gjurmë që në debutim duke bindur Simeonen që t’i jap minutazhë më të madhe në secilën garë.
Karriera e tij si junior ka qenë e përcjellur me dështime pasi që në asnjë skuadër tek të rinjt nuk ka bindur. Madje edhe te Atletico Madrid B pritet të largohej për shkak të performancave të dobta. Por, Simeone ka vërejtur diçka tek ky futbollist dhe e ka angazhuar në skuadrën e parë. Madje, Montero ka fituar kontratën e parë profesionale me Atleticon duke u blinduar te kjo skuadër deri në vitin 2021.