Lojtarët shqiptarë, grushte trajnerit në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kategorinë e Pestë gjermane (jo amatore) aty ku luajnë vëllezërit Kushtrim dhe Kreshnik Lushtaku. I pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit në Superligë. Lojtarët kanë goditur trajnerin e skuadrës së tyre Gokan Gëke, i cili zëvendësoi Kreshnikun pasi ky i fundit humbi një 11-metërsh.

Në këtë moment Kushtrimi ka shkuar dhe ka nisur sherrin, më pas ka ardhur dhe Kreshniku së bashku me një lojtar të tretë. Skuadra e Pforchaim ka vendosur të përjashtoi të tre lojtarët që tani janë akuzuar edhe nga trajneri i skuadrës.

Kjo masë ka ardhur me kërkesë të lojtarëve të tjerë të skuadrës të cilët refuzojnë të kenë në skuadër njerëz të dhunshëm. Ndaj tyre është bërë kallëzim në polici, ndërkohë që janë pezulluar nga klubi i tyre dhe u ëhstë ndaluar momentalisht futja në çdo stadium në Gjermani.