Ekipi pak i njohur nga Kina, Meixian Techand, u ka dhuruar futbollistëve nga 3.4 milionë euro si shpërblim për inkuadrimin në kategorinë e dytë.
Ndërsa, futbollistët kanë zgjedhur që promovimin në një kategori më lart ta festojnë në stilin “Floyd Mayweather”, duke pozuar për fotografi përpara “malit të parave”. Fotografitë e futbollistëve të klubit me para kesh kanë bërë bujë nëpër rrjetet sociale.
Po ashtu, janë bërë edhe temë diskutimi, pasi askund në botë nuk ka bonuse të tilla as për inkuadrim në elitë, e lërë më për një kategori më poshtë.
Meixian Techand të dielën ka konfirmuar promovimin në kategorinë e dytë të Kinës, pasi triumfoi 1:0 ndaj ekipit Shenzhen Ledman në kuadër të finales së plejofit të kategorisë së tretë. Për Meixian Techand kjo ishte fitorja e dytë përballë Shenzhenit, të cilin e kishte mposhtur edhe në ndeshjen e parë, me rezultatin 2:1…