Stephan El Shaarawy e kompletoi sot (8 korrik) transferimin te Shangahi Shenhua për një kontratë të vlefshme rreth 16 milionë euro në sezon.
‘Faraoni’ me këtë pagë e ka kaluar bashkëkombësin e tij Graziano Pelle, që përfiton 15 milionë euro pagë te Shandong Luneng, derisa Sebastian Giovinco merr 10 milionë euro nga Al-Hilal.
Lojtarët italianë janë në mesin e yjeve botërorë që përfitojnë paga të larta te skuadrat e tyre aktuale:
Giorgio Chiellini (Juventus): katër milionë euro
Lorenzo Insigne (Napoli): 4.6 milionë euro
Martins Eder (Jangsu Suning): 5.2 milionë euro
Leonardo Bonucci (Juventus): 5.5 milionë euro
Jorginho (Chelsea): 5.5 milionë euro
Gianluigi Donnarumma (Milan): gjashtë milionë euro
Marco Veratti (PSG): gjashtë milion euro
Sebastian Giovinco (Al-Hilal): dhjetë milion euro
Graziano Pelle (Shandong Luneng): 15 milionë euro
Stephan El Shaarawy (Shanghai Shenhua): 16 milionë euro.