Shkup, 20 nëntor – Skuadra e Shkupit më lehtë se sa pritej mundi skuadrën e Renovës me 4-1 në derbin shqiptar që u zhvillua në stadiumin në Çair. Pas kësaj fitore FC Shkupi është ngjitur në pozitën e gjashtë, ndërsa Renova një pozitë më poshtë. Kjo fitore sigurisht se ka rikthyer vetëbesimin tek djemtë e trajnerit Ardian Nuhiu në vazhdimin të kampionatit dhe sfidave tjera që i presin. Derisa, ka qenë pikërisht trajneri Ardian Nuhiu, ai i cili nuk e ka fshehur gëzimin e tij pas kësaj fitore, ndërsa është shprehur i kënaqur edhe me lojën që e treguan të përzgjedhurit e tij.
“Kjo fitore do të jetë shumë e mirë për vazhdimësinë e kampionatit. Përgëzoj futbollistët e mi për faktin që dominuan në çdo aspekt, me luftë dhe vrapim, ku siç e patë edhe vet në këtë fushë të rëndë të shënosh katër gola, duhet të kesh kualitet. Deri në fund të sezonit kemi edhe katër ndeshje dhe besoj se do të japim më të mirën”, tha pas ndeshjes Nuhiu.
Ndërkohë, të mërkurën FC Shkupi do të zhvillon ndeshjen e mbetur të javës së 15 ndaj “Skopjes” në lagjen “Hekuran”.