Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio pretendon se lojtarët e Juventus kanë ndaluar Lorenzo Insigne të luante në play-offin e Kupës së Botës ndaj Suedisë. “Nuk e di nëse lojtarët e Juve-s nuk e donin atë, por fakti është se kishte probleme me përfshirjen e Insigne në ekip,” shprehet Tavecchio për Radio Kiss Kiss Napoli. “Si nuk mund ta mos aktivizosh Insigne-n në Milano, sidomos përpara 20-30,000 napoletanëve, që ishin të pranishëm në stadium atë natë? Atë ndeshje duhet të ishte luajtur me më tepër lojtarë teknikë. Unë jam ai më me pak përgjegjësi, por dhashë dorëheqjen pasi askush tjetër nuk dëshironte të mbante përgjegjësi”.
Është përfolur se drejtori teknik i Juventus-it, Beppe Marotta mund të jetë zëvëndësuesi i Tavecchio-s. “Ai është një profesionist i madh i cili vjen nga një prej klubeve më të mëdhenj në Evropë. Ata (Juve) nuk mund të monopolizojë sistemin tonë, ne kemi nevojë për balancim të gjërave e jo ti lidhim disa gjëra më shumë me klubet ” /EDS/