Lojtarët e Arsenalit bënë përpjekje këmbëngulëse për ta fituar pikërisht për Granit Xhakën duelin e 1/8 së finales kundër Liverpoolit në Carabao Cup të mërkurën, sipas Emiliano Martinezit, i cili pohon se e mbështesin plotësisht kapitenin e tyre.
Përkundër se ishte dy herë në epërsi të dy golave dhe po fitonte deri në minutën e 94-të, kur Divock Origi shënoi për ta çuar ndeshjen në penallti, Arsenali u eliminua pasi humbi 5:4 pas penalltive në Anfield, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Granit Xhaka nuk ishte ftuar fare për këtë ndeshje nga Unai Emery, pas zënkës me tifozët e vet në barazimin 2:2 kundër Crystal Palace në fundjavë në Emirates. Mesfushori shqiptar i Zvicrës u fishkëllye nga tifozët e vet derisa po e linte fushën pasi u zëvendësua, dhe reagimi i tyre e nxiri Xhakën të përgjigjej me sharje ndaj tyre.
Me gjithë presionin nga lart, Xhaka ende nuk ka kërkuar falje ndaj tifozëve të cilëve u tha të pi***nin.
Trajneri Emery dhe drejtorët e Arsenalit, Raul Sanllehi dhe Edu i kanë bërë thirrje 27-vjeçarit të kërkojë falje. Por Xhaka vazhdon ta ruajë heshtjen edhe pse thuhet të jetë shkatërruar nga ky incident. Sipas burimeve të Goal, Xhaka nuk e ndien nevojën për të kërkuar falje për shkak se ka kohë që e duron sjelljen e ashpër të tifozëve. Dhe Martinez – i cili ishte në portën e Arsenalit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Liverpoolit, këmbëngul se Xhaka ka qenë në mendjen e secilit lojtarë të topçinjve gjatë kësaj ndeshjeje.
“Ai është lider i madh i joni dhe ne e përkrahim deri në fund. Ne deshëm të fitonim këtë lojë për të dhe për Arsenalin”, tha Martinez. “Xhaka ndihet i rrënuar sepse ka një familje të mirë dhe zemër të mirë. Ai e dashuron këtë klub”, shtoi ai.
Ndërkohë, ylli kosovar i Zvicrës u rikthye në stërvitje të rregullta, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, derisa ky është mesazh i qartë për mediet britanike të cilat nuk lanë gjë pa thënë për të pas skandalit në ndeshjen kundër Crystal Palace, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Në pamjet e mëposhtme mund ta shihni Xhakën duke u tallur në stërvitje sikur të kishte shënuar hat-trick në ndeshjen paraprake.
Granit Xhaka looks happy to be back in training 👀 pic.twitter.com/xfB1WXhiRZ
— Football Daily (@footballdaily) October 31, 2019