Lojërat për homoseksual, Hong Kongu fiton të drejtën

Pas shumë muajsh përpjekjesh, Hong Kongu fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave për Homoseksuale të vitit 2022, duke u bërë i pari vend aziatik që pret një eveniment të tillë. Deri tani në garë për këtë ngjarje ishin 17 qytete, 13 nga ta cilat ishin në SHBA, por në fund ai që fitoi ishte Hong Kongu.

Presidenti i Komitetit Organizativ të Hong Kongut theksoi se me fitimin e të drejtës për të mbajtur ngjarjen më të rëndësishme sportive dhe kulturore për komunitetit LGBT, bëri një hap përpara dhe se ne këtë eveniment mund të marrin pjesë edhe heteroseksualë, transmeton TCH.

Edhe pse në Hong Kong, nuk është e paligjshme te jesh homoseksual, të flasësh për këtë orientim është ende një tabu dhe vendasit janë shumë të frikësuar që të shfaqin hapur seksualitetin e tyre.

Lojërat për Homoseksualë zhvillohen prej 35 vitesh. Edicioni i parë i këtij evenimenti u mbajt në San Francisco në 1982. Në evenimentin e vitit 2022 numri i pjesëmarrësve pritet të jetë 15 mijë, ndërkohë që ekonomia e vendit mendohet të pasurohet me 128.19 milionë Dollarë.