Atletët që garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore, Pyeonchang të Koresë së Jugut, kanë pranuar ditë më parë 119 mijë prezervativë – numër rekord për këto lojëra. Sipas numrit të pjesëmarrësve, secilit garues i kanë rënë nga 38 prezervativë, duke iu dhënë mundësinë që të “ngrohen” sapo pak në lojërat të cilat mund të jenë më të ftohtat në 20 vjetët e fundit shkruan BBC. Prodhuesi që ka dhuruar prezervativët, nuk pret që të përdoren të gjithë. Nëse ajo do të ndodhte do të në garën që zgjat vetëm 16 ditë, do të ishte arritje. Me gjithë sasinë e madhe të prezervativëve të dhuruar, ka pasur atletë që e kanë vënë në dyshim cilësinë e tyre. “Mendoja se ata do të jenë me rrathë olimpikë, apo me ngjyra të ndryshme, por jo. Është mit”, ka thënë skitari Adam Rippon.