Shkup, 20 prill – Bastoret jo vetëm në Maqedoni, por në të gjitha shtetet e rajonit po hapen në çdo kënd, duke filluar nga sheshet kryesore të qyteteve më të mëdha e deri tek rrugicat e përgjumura të fshatrave të ndryshme, shkruan gazeta KOHA. Për dikë “bastomania” mbetet asgjë më shumë sesa një mënyrë e argëtimit pas një jave të lodhshme pune, kurse për dikë tjetër është shpresa e vetme për të fituar pak para duke provuar fatin me mbushjen e tiketave. Në shoqëritë e Ballkanit, me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, dëshira për t’u bërë milioner për një moment i ka bërë njerëzit që të shpenzojnë vazhdimisht, në të gjitha format e mundshme të… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)