Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje të bukur në udhëtim tek Izraeli në kuadër të Ligës së Kombeve, por që nuk ishte e mjaftueshme për të marrë pikë nga ky takim.
Vendasit ishin më efikas në kundërsulmet e tyre, duke shënuar fitore prej 2 me 0, transmeton Koha.net.
Hemed kaloi vendasit në epërsi në minutën e tetë, kurse Saba shënoi golin e dytë në minutën e 83.
Shqipëria për 90 minuta arriti ta ketë në posedim topin 65 për qind, e pati 19 tentime drejt portës së kundërshtarit por pa efikasitet. E portieri izraelit Harush bëri disa intervenime të jashtëzakonshme.
Në Grupin 1 të Ligës C Shqipëria është në vendin e tretë me tre pikë, e Izraeli në vendin e parë ka gjashtë pikë. Në vendin e dytë është Skocia me pikë të njëjta me Shqipërinë.
https://www.youtube.com/watch?v=TLrx9wkIt-g
https://www.youtube.com/watch?v=qVNxG-XV92A