Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri një pushim nga punët e brendshme të shtetit për t’u takuar me aktoren Lindsay Lohan dhe vajzën shtatëvjeçare, refugjate nga Siria, Bana Alabed. Alabed tërhoqi vëmendjen e gjithë botës përderisa beri disa postime për jetën në qytetin e shkatërruar të Aleppo-s. Ajo tashmë është evakuuar nga Aleppo dhe është duke qëndruar në Turqi. Lohan u takua me Bana Alabed edhe postoi një fotografi me të, presidentin Erdogan dhe Zonjën e Parë, duke falënderuar këta të fundit për atë çfarë po bëjnë për t’iu ndihmuar refugjatëve të Sirisë.