Shkup, 7 mars – Shtëpia botuese Logos-A dhe Shtëpia botuese Shkupi në bashkëpunim me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, me rastin e 7 Marsit – Dita e mësuesit,
fillojnë me dhurimin e librave në tërë Maqedoninë. Edhe atë,
ShB Logos – A, bën dy aktivitete
1.Të gjithë arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni, u dhuron nga një libër, edhe atë për arsimtarët shqiptarë u dhuron dramën e pabotuar deri më tani të Sami Frashërit NDËRGJEGJA, ndërkaq arsimtareve shqiptare u dhuron librin GRATË, poashtu nga Sami Frashëri.
2.Të gjitha shkollave fillore ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, u dhuron nga 150 libra për bibliotekat e tyre,
Ndërkaq, Shtëpi botuese SHKUPI bën dhurimit të librave për bibliotekat shkollore të 13 shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Shkup, nën moton
1. “…“Shkupi” për Shkupin!” nga 150 libra për secilën bibliotekë shkollore, ndërkaq gjimnazeve të Shkupit nga 300 kopje.
Për shkak të madhësisë së projektit, projekti do të fillon nga 7 Marsi dhe do të përfundon deri në fund të muajit Mars!
Fushata e Shtëpisë botuese Logos – A do të fillon nga Shkolla fillore LIRIA në Shkup më 7 Mars ora 09.00, ndërkaq
Fushata e Shtëpisë botuese SHKUPI, fillon poashtu nga 7 Marsi në ora 17.00 nga Gjimnazi “Zef Lush Marku”, Shkup.
Me këtë rast, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, Shtëpia botuese LOGOS-A dhe Shtëpia botuese SHKUPI, Ju ftojnë në PRESS KONFERENCËN njoftuese për këtë fushatë të librit shqip në Maqedoni, për t’Ju njoftuar, për detaje më të hollësishme, në lidhje me këtë aktivitet të librit shqip në Maqedoni.