Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) sot në Podgoricë, Mal i Zi nënshkroi marrëveshje bilaterale për forcimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me Odën Ekonomike të Pekinit, si dhe Deklaratë për vendosjen e mekanizmave të liderëve të odave bartëse të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në procesin 16 + 1 që ka për qëllim ta rritë bashkëpunimin e RP të Kinës me vendet e EQL-së.
Kryetari i TIK Odës pranë LOE-së, Sasha Ognenovski, merr pjesë në Samitin 16+1 në Podgoricë së bashku me prefektët e 16 vendeve të EQL, kryetarë dhe zëvendës të odave ekonomike të përfshirë në procesin e EQL-së, si dhe prefektin e Pekinit.
Ognenovski, informojnë nga LOE-ja, në tryezën e rrumbullakët i theksoi angazhimet veç më të vendosura të LOE-së e cila ushqen relacione të mira me RP të Kinës dhe e theksoi rëndësinë për rritjen e mundësive të sektorit privat në Republikën e Maqedonisë.
LOE, shtoi, disa vite merr pjesë në forume të 16+1 për përmirësimin e konkurrencës së kompanive të Republikës së Maqedonisë, për çka punon në mënyrë aktive edhe në promovimin e mega projektit kinez “Një rrip, një rrugë” për lidhje infrastrukturore dhe ekonomike të Azisë, Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Afërt.