Lidhja e Odave Ekonomike sot së bashku me përfaqësues të Programit për rritje të punësimit tregtar (IME) do t’i prezantojë mundësitë për akses më të lehtë deri te financat për kompanitë që drejtohen nga gratë. Në ngjarje është paralajmëruar prania e grave menaxhere, të cilat me ndihmën e këtij programi shfrytëzojnë mjete nga burime të ndryshme të financimit dhe e kanë avancuar veprimtarinë e tyre.
Nga LOE theksojnë se përvojat tregojnë se për zhvillim më të suksesshëm të biznesit në kompanitë e Maqedonisë dhe për konkurrencën e tyre më të madhe, nevojitet informim më i madh dhe ekspertizë, por edhe qasje deri te financat.