Fotografi të rralla janë publikuar, ku shihen lodra seksi që më parë i përkisnin mbretërve kinez dhe aristokratëve. Dy lodrat e seksit, të dyja janë të punuara nga bronzi dhe janë më shumë se 2 mijë vjet të vjetra, janë të kohës së Dinastisë Kineze Han. Këto janë zbuluar në provincën Jiangsu afër Shanghai brenda varreve të lashta që i përkisnin njerëzve të fuqishëm, transmeton Klan Kosova. Njëra nga artefaktet kanë një unazë ngjyrë metali të ngjitur, që është zbuluar në qytetin Yizheng në perëndim të Jiangsu. Kjo lodër është zbuluar nga arkeologët në vitin 2012 dhe që nga atëherë është mbajtur në muzeun Yizheng. Kurse lodra tjetër e seksit i përkiste një familje kineze perandorake.