Në Gjermani, një alarm për bombë rezultoi të ishte fals, pasi u zbulua se në fakt objekti që cila përngjante me një granate, ishte një lodër seksi. Sipas asaj që shkruan CNN, ishte një grua e cila teksa po bënte joga në pyll, afër Sonnen, të hënën në mbrëmje, telefonoi policinë, pasi mendonte se kishte zbuluar një granatë, e cila ndodhej në një shishe plastike, sipas të dhënave të paraqitura nga policia lokale të martën.
Oficerët u thirrën për të asistuar çështjen dhe fatmirësisht ishin të aftë të qartësonin të gjitha dyshimet rreth saj.
“Pasi kishim inspektuar shishen plastike, u bë e qartë që ajo ishte vetëm një granatë plastike false”, thanë zyrtarët, duke shtuar se brenda shishes ndodheshin dy prezervativë të pazakontë, një shishe lubrifikues boshe dhe një USB. “Një kërkim në internet i konfirmoi dyshimet, ato janë në fakt lodra seksi në formë granate”, tha polici. Çanta ishte e dekompozuar dhe duhet të ketë qenë aty për një kohë të gjatë. “Si shkuan ato objekte deri aty dhe pse qëndruan aty, janë ato që përbëjnë tashmë objektin e hetimeve”, shtoi polici.