Zgjidhja kozmetike e quajtur Marrëveshje Kornizë e Ohrit mbeti në nivel të tillë për aq shumë gjatë kohë (…ende e paimplementuar), sepse mbeti pezull e plot kozmetikë, ndërsa në esencë u shkel e pasistemuar cilësisht e thelbësisht, ajo u zëvendësua me korrupsion radikal (të nxitur po nga ato elita politike në konflikt gjaku dikur, paradoksi a) e si pasojë krijoi konflikte të reja kozmetike me burime të paqena, por të simuluara (rasti Monstrës, Kumanovës e të tjerë si këta)
Nga Adelina MARKU
Rastisa në Athinë , madje ditën kur marëveshja mbi emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë u nënshkrua në Prespë, por ftesa më ishte drejtuar të pjesëmar në ditëlindjen e 20- të të një fondacioni grek e mjaft reprezentativ qe quhet Kokkalis. Ideusi i këtij fondacioni është Sokrates Kokkalis, ndërsa tani e udhëheq i biri , Petros. Sokratesi tani mburret me trashëgiminë e tij të menaxhuar nga I biri. ‘’Duhet të jetë ndjenjë e mirë kjo!’’- mendova me vete e në vajzën time! Kjo ndjenjë më rrënqethi …sepse unë s’isha Sokratesi, por megjithatë arrita të njoh Sokratesin e ime bijë(shoqet e saja ) ndoshta do bëj(n)ë më shumë ! Nuk i dihet jetës (në çast lakmova të relativizoj ankthin) …, jeta din të të zbavisë edhe me të mira të këtij lloji të rrallë! Ajo çka i them sime bije ( dhe i flas rrallë për këtë gjë, sepse prediktat janë të dëmshme ..) dhe miqve është se network-u (rrjetëzimi)ndërkombëtar duhet mbajtur, duhet ushqyer, miq njeriu krijon gjithandej e se kultura inkluzive është po ajo edhe në gjuhën greke , edhe në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe e gjetkë gjuhë. E në disa momente krize ose gëzimi, këtyre miqve gjithmonë , gjithmonë mundesh me iu trokitë në derë e për të qarë hallin! Miqtë e vërtetë janë me ty gjithmonë, beso! Sokratesi plak dhe i mënçur por dhe mjaft i pasur kish ndërtuar idenë e madhe që të investojë në një elitë greke e cila do mbështeste liberalizmin dhe të mirat e njësilloj demokracie për shoqërinë greke . I ndërgjegjshëm plaku se opinioni grek që është tejet orthodox në bërjen politikë e diplomaci por edhe i (tej)ndikuar nga ekskluziviteti i Kishës Orthodokse njashtu ka nevojë për një infuzion liberal të sillojit e se gjërat e mira fillojnë pak nga pak , ky , Sokratesi pra i drejtohet Universitetit të Harvardit në Boston dhe kërkon nga ky që të rrinjtë e shquar, apasionuar e punëtorë grek të studjojnë , disa magjistrojnë , të tjerët të doktorojnë atje ndërsa ky, Sokratesi do i financonte. Univerziteti i Harvardit doemos që ish treguar ‘’zemërgjërë ‘’ ndaj kësaj oferte sepse përfitonte dy shtylla të reja – aleate profiti e ndikimi . E para, kësisoj ndërkombëtarizonte veten edhe në këtë rajon Ballkano Evropian e e dyta e me shumë rrëndësi , Shtetet e Bashkuara të Amerikës do kishin me kë të komunikonin politikisht e intelektualisht në këtë shtet që sot trashëgon një rrëfim të shquar nga Antika e përtej. Me gjasë kur flasim për diasporën tonë shqiptare e ndikimin e saj si lobuese në SHBA, ndër të tjera secili nga ne (laikisht) përmend edhe diasporën greke e izraelite si ‘’konkurente’’ tonën ( kujtoju saças’ …) …, hmm e me të drejtë ndoshta bijmë në këtë gjykim që na hidhëron ngapak ( sepse ne duam të jemi të parët , pa e menduar gjatë se si ndërtohet SISTEMi për të qenë I PARI/E PARA) ngase pikërisht këta ( lobi grek, ai izarelit, ermenas njashtu) shkollimin e tyre e bëjnë në të këtilla Universitete amerikane nga të cilët dalin edhe Presidentët e SHBA-ve . Disa gjëra të nderuar miq lypsin sistem të ndërtuar me logjikë e durim të shëndoshë; I biri i botës , pra Sokrates Kokkalisi sot mburret me lobuesit e shtetit të vet në qendrën më të madhe të ndikimit botëror , pra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa nga të cilët ai vetë i ka financuar të mbarsen më fuqinë intelektuale të këtij Universiteti shkëlqestar botëror.
Dhe sigurisht që më vjen të them se ndoshta edhe të pasurit tanë të mëdhenj e për t’u respektuar e përulur magjisë së motorikës së tyre gjeneruese financiare që kanë krijuar , duhemi thënë se është koha që një Sokrates duhet gjetur ndër ta …e se është koha , politikën dhe zhvillimin dhe hapjen e hapësirave të reja të ndikimit dhe bashkëpunimit duhet t’a bëjnë ata që dijnë më shumë se që arritëm të mësojmë e bëjmë ne , ose thënë më troç, ata që dijnë nga fillimi se është SISTEMI i cili na motivon ne shqiptarëve ( por dhe tjerëve këtu në Mk) , SISTEMI STABIL. Prandaj duam gjermanin më shumë , anglezin , kroatin njashtu e mos them se lamë kretë pas amerikanit…por , hahahah, jo pas vetes …si me thënë , na mungon sistemi për të dashuruar e respektuar veten tonë !
Por t’i kthehem ditës sime në Athinë e ftesës së fondacionit Harvard-Kokkalis , ndër të cilët kam rastisur të jem edhe unë si pjesë e një programi harvardas ekzekutivi për lidership, e se mba’ mënd ishte lideri I PDSH-së, Z. A Xhaferi që më mundësoi një vendosjen time mes këtij network-u të fuqishëm njerëzish nga e gjithë bota ( Arbni e njihte thellësisht mirë konceptin e lobimit …, e ndikimit …, besimit githashtu ). Asaj dite në Athinë nuk isha e hutuara e e trembura e para shumë viteve ( 2000-ta ishte kur u ndodha në Harvard ) kur për herë të parë takova ligjeruesit briljantë të këtij Universiteti (… vetja ime ishte ohhhhhh sa shumë e vogël për të merituar kaq lluks të madh intelektual e mendor, vërtetë shumë me fat isha!) , por ndihesha tanimë më e sigurtë në vete pasi saktësisht e dija se përse isha atje . Sokratesi plak kishte ftuar të madhin mes të mëdhenjve profesorë liberalistë të Harvardit , profesorin Jozeph Nye i cili është themelues i teorisë së neoliberalizmit në marëdhëniet ndërkombëtare , ai ka shkruar e mësuar liderë të mëdhenj botërorë ( ndër ta Clintonin e Obamën, madje ka shërbyer nëpër kabinetet e tyre ) për kompleksitetin e ndërvarshmërisë së ndikimit në teorinë e marëdhënieve ndërkombëtare por dhe në jetën e shteteve , është ky ai që foli për herë të parë për FUQINË E BUTË së cilës ia ka(kish) nevojën politika amerikane versus asaj të FORTËS për t’u takuar tek FUQIA E MENÇUR – siç e quan Nye, e i cili madje ishte edhe me post të lartë në Departamentin e Shtetit në sektorin e mbrojtes ndër Presidencën e Klintonit, etj etje mbi të. Njeri i Madh e me Ndikim! Asaj dite na foli për të ardhmen e rrendit liberal në nivel ndërkombëtar . Në ndërkohë që në Prespë gatuhej një marëveshje e madhe mes dy shteteve që nuk honepsnin njëra tjetrën në ‘’mënyrë’’ liberale për aq gjatë kohë – do thoshte Nye. E vërtetë ! S’ka shumë filozofi për t’a kuptuar e pranuar. Shtetit ku jetojmë unë dhe ti i nderuar lexues i ka dhënë një shtysë të jashtëzakonshme, madje galaktike vendi nga ku vinte Nye. Me një art butësie t’spikatun tej më tej e në thjeshtësi narrativi foli profesori mbi ciklin e jetës së shteteve dhe tha se shtetet kanë cikle jete por se ciklet e jetës së tyre dallojnë nga yni si i vetëm, nga i njeriut pra – njeriu vdes, ndërsa shtetet në shtetit 21 kalojnë përmes rrëniesh relative ngase atë absoluten (rrënien) e kemi tejkaluar me rrënimin e Perandorisë Romake dikur ( e të tjerave që sikopjonin atë ) . Sipas kësaj teze, mendova unë , Jugosllavia ka jetuar në ne edhe për shumë kohë …kur do vdesë?..nëse do vdesë?! A vdiq Jugosllavia përfundimisht me ndërimin e emrit të shtetit ku jetojmë unë e ti i/e nderume lexus/e ?! Pyetjet e liberalizmit tonë do ishin këto, apo. Pra na foli se duhet të arrijmë të mësojmë të kuptojmë rrënien e shteteve në momente të caktuara krize jo me paranojë apo si frikë nga vdekja ( që është absolute) , por me relativizëm , sepse ajo çka bën që shtetet të bien relativisht është tensioni i brendshëm në ta , por që çuditërisht ky relativizohet nga ndërvarshmëria e atij shteti që i vjen nga jashtë. M’u duk sikur të fliste për shtetin ku jetoj e saças përllogarita se sa herë ka rrënë vendi ku jetoj unë , sa herë ishte buzë gremine …e se si asnjëherë elitat politike, nuk arritën të ngrenë veten pa i mësuar/diktuar dikush nga jashtë si dhe pse duhen ngritur sërrish . Ashtu erdhi edhe zgjidhja e çështjes së emrit në esencë , sepse shteti ishte përsëri para rrënies absoulute ( ashtu siç ishte përgjatë 2001-it, pastaj 2017 -ës) dhe përsëri e ngriti ndikimi ndërvartës nga jashtë . Pastaj Nye na foli për Zgjidhjet Kozmetike ose Fitoret Kozmetike dhe për vigjilencën tonë nga rreziku që mund të sjellin ato në rast se mbeten në nivel kozmetik të realizimit. Dmth, u vu nënshkrimi në letër dhe aq?! Sigurisht që këto teori të Nye për mua ishin komplet të njohura jo nga leximi, por nga jeta ime në Maqedoni – në kuptimin më lokal të mundshëm. Pra, papritmas të del parasysh rrënia/rrëshqitja e madhe e gjigande që krijoi mosimplementimi i gjatë i Marëveshjes Kornizë së Ohrit dhe vënia në pikëpyetje kapitale të sërishme të atij konflikti të vitit 2001. Pra Zgjidhja Kozmetike e quajtur Marëveshje Kornizë e Ohrit mbeti në nivel të tillë për aq shumë gjatë kohë ( …ende e paimplementuar) , sepse mbeti pezull e plot kozmetikë , ndërsa në esencë u shkel e pasistemuar cilësisht e thelbësisht , ajo u zëvendësua me korrupcion radikal ( të nxitur po nga ato elita politike në konflikt gjaku dikur, paradoksi a) e si pasojë krijoi konflikte të reja kozmetike me burime të paqena por të simuluara ( rasti Monstrës, Kumanovës e të tjerë si këta) …Pra Nye ka te drejtë kur thotë se mosimplementimi i marëveshjeve sjell paranojë dhe frikë nga vdekja , e se kozmetika lahet e lyhet sërrish, por grryen lëkurën e shtetit deri në zhbamje të plotë…!
Një porosi ndër shumë të tjera t’spikatna nga ligjërimi i Profesorit asaj dite në Athinë ( protestuesit jashtë hotelit vlonin , ishin kudër marëveshjes apo…), pra , mos nënvlerëso rezultatet e jetes tënde – tha ai. Shtetet nuk duhen të nënçmojnë Çastet e Shpëtimit të Vetes ( marëvshejet e nënshkruara ), ato pritet të bëhen më të mençur…! Sipas kësaj logjike elitat politike në rajonin këtej duhen nxitur më shumë të flasin e punojnë për të minimizuar pabarazinë , për të spikatun temat mbi ekonominë me qëllim që krizat identitare të marin trajta të reja ekzistencialitse apo…Kështu edhe Maqedonia e këtyre ditëve …drejt një emni të ri! Identiteti të ri…
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)